Erik Lloshi: Kush nuk vjen në Festival për të fituar?
  • e mërkurë, 25 nëntor 2020

Erik Lloshi: Kush nuk vjen në Festival për të fituar?

Erik Lloshi ka qenë i ftuar në studion e programit “Mirëmëngjes Shqipëri” ku ka folur rreth pjesëmarrjes së tij në Fest 59. “Muzika ishte “dark”, ose e errët, kështu që kishte nevojë për një tekst të fortë. U hodhën disa ide dhe u bashkuam tek një dramë e fortë sociale si aborti”.
I pyetur nga moderatorët, për pritshmëritë në Festival, Erik Lloshi tha se: “Cilitdo nga konkurrentët t’ja bëni këtë pyetje, të gjithë dëshirojnë të fitojnë. Sigurisht, do të doja të triumfoja”