Promo Fest’59 në programet e RTSH-së
  • e premte, 20 nëntor 2020

Promo Fest’59 në programet e RTSH-së

Studiot e programeve radiofonike  dhe televizive të RTSH-së janë çelur të gjitha për promovimin e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës.

Gjatë kësaj jave në studion e Radio Tiranës, me gazetarin dhe moderatorin Andri Xhahu, ishin të ftuar, Anxhela Peristeri, Gigliola Haveriku, Wendi Mancaku, Inis Neziri, ndërsa në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” me drejtuesit Oralda Lahe e Florian Zyka, ishte këngëtarja Era Rusi.

Stafi i Festivalit falënderon gjithashtu mediat e tjera, për vëmendjen dhe hapësirën që i dedikon Festivalit, sepse pavarësisht se është prodhim i Radio Televizionit Shqiptar, u përket të gjithëve.