"Më mbron" këngë e krijuar nga një dhembje dhe dashuri e fortë . Xhesika dhe Marko Polo me një hymn për nënën e tyre.
  • e premte, 18 dhjetor 2020

"Më mbron" këngë e krijuar nga një dhembje dhe dashuri e fortë . Xhesika dhe Marko Polo me një hymn për nënën e tyre.

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit ka shumë këngë që përcjellin mesazhe për njerëz të dashur por dhe tematika të tjera, të cilat rrallëhere përdoren në këngën shqiptare të viteve të fundit.

Xhesika Polo mori pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në vitin 2016 dhe më pas në 2017. Sivjet ajo ka një motiv shumë të fortë për të qenë pjesë e Festivalit. Dhembja dhe malli për nënën që nuk jeton më, i jep forcë për të percjellë notat dhe fjalët prekëse tek publiku.

"Më mbron" titullohet kënga që Xhesika dhe Marko Polo i dedikojnë nënës së tyre duke përfshirë dhe  fjalët e ndjera të Aleksander Seitaj. Kjo  këngë e ngjit Xhesika Polon për herë të tretë në Festivalin e Këngës. Një këngë e krijuar me shumë dashuri nga fëmijët e një nënë e cila tani jeton në zemrat e kujtimet e tyre.