I ftuar në programin “Mirëmëngjes Shqipëri”, me Oralda Lahe e Florian Zyka, Devis Xherahu ka rrëfyer si lindi kënga me të cilën prezantohet në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH. “Pandemia ishte shkaku kryesor. Ndiqja sa shumë persona të moshës së tretë po shkonin. M’u kujtua im atë të cilin e kam humbur në vitin 2007 dhe ashtu përballë një fotoje të tij, në orën dy pas mesnate, kompozova “Peng” përballë fotografisë së tij. Të nesërmen, telefonova autorin e tekstit Pandi Laço, me të cilin e kemi historinë të ngjashme, pasi edhe ai e ka humbur të atin.
Nëse do të fitoja çmimin e parë, do shkoja të ndizja një qiri aty ku prehet im atë, për ta falënderuar”.