Artistët të cilët debutojnë në Festivalin e 59-të duan të sjellin mesazhet e tyre artistike dhe njëkohësisht të përjetojnë një nga eksperiencat më të bukura të karrierës së tyre.
Evi Reçi prek për herë të parë skenën e Festivalit në RTSH ndonëse ka qenë shumë e vështirë për atë që të vendoste se cila nga pesë alternativat e ofruara do të ishte kënga e duhur për tu përballur me skenën gjigande të Festivalit të Këngës. Kënga e saj "Tjerr" me muzikë të Olsa Toqi dhe tekst të Florian Zykos e ka frymëzuar për të marrë pjesë në këtë festival emblematik për këngën shqiptare. Ndonëse ka vite në skena brenda dhe jashtë vendit, skena e Festivalit ka qenë gjithmonë një skenë e dëshiruar prej shumë vitesh. Tashmë shtysë është bërë dhe mamaja e saj me të cilën ajo do të sjellë një moment shumë të bukur në skenë.
Bashkëpunimi me grupin realizues të këngës ka qenë një element shumë i rëndësishëm për të sjellë këtë projekt muzikor i cili duket se do ti japi Evit një mundësi realizimi të ëndrrës së saj në sirtar.