Festivali i Këngës në RTSH rikthehet sonte në natën e dytë. Kjo natë do të vijë me të tjera surpriza dhe interpretime të veçanta nga artistët pjesëmarrës. Është konceptuar ndryshe si “nata e dueteve”
Çdo këngë e këtij festivali do të sillet në skenë e interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një këngëtar tjetër të njohur të skenës shqiptare. Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të përformojnë sëbashku me artistët.
Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do ti bashkangjitet sonte dhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea.
Festivalin mund ta ndiqni sontë në orën 21:00 në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, si dhe në Radio Tirana 1, Aplikacionin RTSH Tani dhe në faqen e webit tv.rtsh.al