Festivali i Këngës, ëndrra e çdo artisti në edicionin jubilar të 60-të
  • e hënë, 20 dhjetor 2021

Festivali i Këngës, ëndrra e çdo artisti në edicionin jubilar të 60-të

Jemi shumë pranë netëve më të bukura të fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. Tri netët live të Festivalit të Këngës do të jenë 27, 28, 29 dhjetor 2021.

Drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa regjia do të ketë konceptin e ri artistik nga Redi Treni dhe skenografia nga Albi Çifligu.

Në rolin e Drejtorit të Festivalit, në këtë edicion jubilar është zv. Drejtori i Përgjithshëm në RTSH, Martin Leka.

Figura emblemë të artit shqiptar janë pjesë e këtij edicioni, sikurse është Ardit Gjebrea, i cili do të rikthehet në festival pas shumë vitesh, i ftuar për rolin e dashur për të, atë të prezantimit!

Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët  Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë e fjalës së #Fest60 duke qenë bashkë skenariste.

Të 20-të artistët pjesëmarrës në #Fest60 do të shoqërojnë performancën e tyre live me Orkestrën Simfonike të RTSH-së.

Prisni dashuri dhe muzikë të vërtetë!

 

Biletat për FEST 60 mund ti blini online në www.myticket.al

Për çdo informacion na kontaktoni:

Nr.i telefonit: (+355)674055500

Email: [email protected]