Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për t’u bërë pjesëmarrës në FESTIVALIN E 61-TË TË KËNGËS NË RTSH.
Për të marrë pjesë në përzgjedhje, kërkohet:
- Versioni final i kënduar i këngës (jo më shumë se 4 minuta i gjatë);
- Versioni final i instrumentales, me dhe pa zërat shoqërues;
- Teksti i plotë i këngës;
- Emrat e autorëve të këngës, poeti dhe kompozitori;
- Foto artistike, biografi e këngëtarit apo grupit, përfshirë aktivitete, çmime e veçanti të tjera;
Mungesa e njërës prej kërkesave, mund t’ju bëjë të pavlefshëm për përzgjedhjen!
Mënyra e aplikimit është duke dorëzuar dosjen pranë Zyrës së Protokollit të Radio Televizionit Shqiptar ose duke i dërguar në postën elektronike, në adresën e dedikuar të Festivalit: [email protected]
Për detaje të aplikimit, ju vjen në ndihmë rregullorja ekzistuese e Festivalit, ku do të gjeni gjithë specifikimet e duhura mbi materialet tuaja konkuruese.
Ju urojmë SUKSESE dhe ju mirëpresim në FEST 61!