Pas dy ditësh Festivali i Këngës do të mirëpresë në skenë 25 këngë, krijime të reja të cilat do të ngjyrosin me nota optimizmi jetën tonë. Gjatë këtij viti shume aktivitete artistike, kulturore, sportive u anulluan apo u shtynë dhe shume pikëpyetje u ngritën dhe për zhvillimin e këtij Festivali. Nga idea deri në realizim janë dashur shumë mund dhe sakrificë por e gjithë kjo ja vlen për të sjellë krijimet e brezave dhe gjeneratave të ndryshme në Shqipëri dhe në trojet ku jetojnë shqiptarët.
Temperaturat e ftohta dhe ambienti i cili nuk është mirëfilli për të realizuar një Festival siç ishim mësuar deri më tash e bëjnë punën edhe më të vështirë dhe jo të favorshme, por kjo nuk ka penguar askënd për të bërë më të mirën e mundur dhe për të përcjellë tek publiku në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor Festivalin e 59-të Këngës në RTSH, ku zërat e bukur shqiptarë dhe shpirti artistik i krijuesve tanë kanë gjetur hapësirën e duhur për të shprehur artin e tyre.