Në programin “Kohë moderne”, përballë moderatoreve Blerina Shehu Zhaklina Gjolla, Franc Koruni është shprehur: “Njeriu ka tendencën të nxjerrë anën e mirë të gjërave, që ai di të bëjë më mirë. Kantautorët shprehin veten e vet, unë jam ndikuar shumë nga filozofia. “E morën botën" : E kam me ne, me njerëzit, sepse jemi të gjithë përgjegjës për çfarë ndodh. Çmimi i parë në festival do të më motivonte shumë për të punuar, por nuk është ky qëllimi. Nëse do të fitoja, do të kisha një dëshirë më pak për të realizuar në listën e dëshirave materiale”
- e martë, 24 nëntor 2020