Gjergj Kaçinari për herë të parë si kantautor në Festivalin e Këngës.
  • e shtunë, 19 dhjetor 2020

Gjergj Kaçinari për herë të parë si kantautor në Festivalin e Këngës.

Festivali i Këngës është skena ku shumë artistë të rinj dhe të karrierës gjejnë veten.Emri i Gjergj Kaçinarit është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar. I rritur në një familje artistësh ai nuk mund ti shmangej skenës së Festivalit të cilën e ka prekur si instrumentist si kompozitor dhe këtë vit vjen si kantautor. Kënga e tij "Me jep jetë" është një këngë e cila i shkon për shtat vokalit të tij si dhe skenës së Festivalit

Është një këngë personale dhe tekstin ai e ka shkruar vite më parë, por gjithmonë ështe lloji i këngës që i përshtatet vërtet Festivalit .E ka përshtatur tekstin me mikun e tij Ilir Krasniqin. I mësuar me skenat brenda dhe jashtë vendit Gjergji është i sigurtë në interpretimin e tij duke e përfaqsuar më së miri idenë e tij për këtë projekt muzikor i cili do të marri të tjera hapësira në skenën e Festës së Këngës.