Inis Neziri: “Puna për këngën ka nisur menjëherë pas Festivalit të 56-të ku fitova çmimin e tretë. Frymëzohem nga gjithçka, edhe nga detajet më të vogla. Fatmirësisht, studion e kam në shtepi. Me ndihmën e mamit që luan shumë mirë në piano, e regjistruam frymëzimin e parë. Vargjet janë për të gjitha herët kur jemi penduar që s'jemi ngritur sa herë na kanë rrëzuar, kur kemi jetuar pa ëndrra, pa motivim. Kënga është krijuar për skenën e Eurovision-it, ka një frymë të tillë. Do të dëshiroja shumë, por nuk është në dorën time”,- ka përfunduar ajo.
Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu