Nëse mendoni se keni parë gjithçka në natë e parë dhe të dytë e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, atëherë bëhuni gati të befasoheni në këtë natë të tretë, që premton të jetë magjike.
Këtë mbrëmje, në skenë e Fest 61, këngëtarët pjesëmarrës të festivalit do të performojnë në bashkëpunim me artistë të mirënjohur të skenës.
Albina dhe familja Kelmendi do të vijnë me një duet me Josif Gjipalin me “Na lini të jetojmë”; Alban&Lore do të performojnë “Jehonë” me Ëest Side Family; 2 Far & Redon Makashi do “të luajnë” sot me ndjenjat e publikut duke risjellë në skenë “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, Gjergj Kacinari dhe Elhaida Dani do ju lënë zgjuar pasi kanë rezervuar të këndojnë deri “Natën vonë”; me “Pyes lotin” publiku do të përjetojë emocione të papërshkrueshme të cilat do të dhurohen sot nga këngëtarja Elsa Lila e cila vjen në këtë duet me Capital T; për të vijuar më pas me një tjetër duet plot energji siç Petrit Çarkaxhiu & Bojken Lako do na dhurojnë me “Asgjë e largët”.
Publiku do të mbyllë më pas sytë dhe “Të kërkoj në ëndërrime” së bashku me Evi Reçin dhe Eranda Libohovën; dhe vetëm të “Endërrojë” me Franc Koruni & Altin Goci.
Duete të tjera të cilat do të vijnë në këtë natë të tretë të FEST 61, siç janë: Enxhi Nasufi & Edea Demaliaj me “Mos qaj”; Manjola Nallbani & Eneda Tarifa me “Kur e humba një dashuri”; Rovena Dilo & Soni Malaj ME “ANTE”, Lynx & Aleksander Gjoka – “Ecën në shi”; Rezarta Smaja & Luan Zhegu me “A do vish”; Sergio Hajdini & Kamela Islamaj me “Ne ishim tre”; Fifi & Flori Mumajesi me “Larg u largova”; dhe Fabian Basha & Eranda Libohova me “Kthehu për vehte për mua”, do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut.
Kalush Orchestra, grupi ukrainas, fitues të Eurovision 2022, do të jenë të ftuarit special të kësaj nate të tretë, ndaj qëndroni gati të shijoni një mbrëmje të paharrueshme.
Ndërkohë sonte nis edhe televotimi për këngëtarin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Nga Shqipëria mund të votoni për këngën tuaj të preferuar duke dërguar një mesazh me kodin e këngëtarit në numrin 56789, ndërsa nga Kosova në numrin 55789.
/rtsh.al/