Numërimi mbrapsht ka filluar, teksa të gjithë presim të ‘pushtohemi’ sot nga magjia e Eurovision. Italia do të mirëpresë 17 vendet konkurruese, ndërsa Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati do të hapë këtë natë të parë gjysmë finale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati pritet të ‘ndezë’ skenën e Eurovision.
Janë 17 këngëtarë që do të ngjiten në Pala Olimpico Arena në Torino, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Shfaqja fillon në orën 21:00, ndërsa publiku shqiptar do të ketë mundësinë ta ndjekë ekskluzivisht në RTSH1, RTSH Muzikë, Radio Tirana dhe RTSH.al
Votimi nis pas përfundimit të të gjitha këngëve, rreth orës 22:30 dhe kryhet përmes aplikacionit Zyrtar të Eurovizionit. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, mund të votojnë për Shqipërinë me kodin VOTE 01.
Ronela Hajati me këngën “Sekret” u shpall fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të RTSH-s, që u zhvillua më 31 dhjetor të vitit të kaluar.
Lista e shteteve që do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale:
- Shqipëria: Ronela Hajati me këngën “Sekret”
- Letonia: Citi Zēni mme këngën “Eat Your Salad”
- Lituania: Monika Liu me këngën “Sentimentai”
- Zvicra: Marius Bear me këngën “Boys Do Cry”
- Sllovenia: LPS me këngën “Disko”
- Ukraina: Kalush Orchestra me këngën “Stefania”
- Bulgaria: Intelligent Music Project me këngën “Intention”
- Holanda: S10 me këngën “De Diepte”
- Moldavia: Zdob şi Zdub & Advahov Brothers me këngën “Trenulețul”
- Portugalia: MARO mme këngën “Saudade, Saudade”
- Kroacia: Mia Dimšić me këngën “Guilty Pleasure”
- Danimarka: REDDI me këngën “The Show”
- Austria: LUM!X feat. Pia Maria me këngën “Halo”
- Islanda: Systur me këngën "Með Hækkandi Sól"
- Greqia: Amanda Georgiadi Tenfjord me këngën “Die Together”
- Norvegjia: Subwoolferme këngën “Give That Wolf A Banana”
- Armenia: Rosa Linn me këngën “Snap”
/rtsh.al/