Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022. Ylli nga Shqipëria do të jetë e para që do të çelë këtë natë magjike dhe vetëm pak minuta para nisjes së festivalit më të rëndësishëm të muzikës në Europë, ajo kërkon mbështetjen e të gjithë shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë duke e votuar në kodin 01, ndërsa na shpërndan shumë dashuri dhe pozitivitet në mesazhin e saj.
“Përshëndetje Shqipëria ime e dashur nga Ronela. Jemi pak minuta para fillimit të Eurovisioni, është nata e parë, unë do këndoj e para dhe do ju lutesha me gjithë zemër që të votoni Shqipërinë në numrin e telefonit që do ju dalin në ekran në kodin 01. Të gjithë shqiptarët që janë jashtë Shqipërisë të më votojnë mua dhe këngën ‘Sekret’. Ju dua shumë”, është mesazhi që Ronela dha pak minuta para nisjes së festivalit.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë për Shqipërinë me kodin VOTE 01 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Ronela Hajati në natën finale që do të mbahet më 14 maj.
Eurovision 2022 mund ta ndiqni ekskluzivisht në RTSH1, RTSH Muzikë, Radio Tirana dhe RTSH.al
/rtsh.al/