Në kuadër të promovimit të edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH, i ftuar në programin “Pasditja ime e kuqe” të gazetares dhe moderatores Gerta Gixhari, ka qenë Stefan Marena, pjesëmarrës për herë të parë në Festivalin e Këngës.
“Të gjithë në një moment në jetë kemi dashur të heqim dorë nga gjithçka, sepse jemi ndjerë të lodhur duke luftuar me një sëmundje ose me fenomene të ndryshme të realitetit të bukur ose të shëmtuar që na rrethon. Në këtë botë jemi kalimtarë, çdo sfidë ka bukurinë dhe vecantinë në rrugën që përshkon për ta arritur qëllimin me sukses. Le ta shijojmë këtë udhëtim, të jemi të fortë e të zjarrtë si meteori dhe mos ta humbasim kurrë dritën dhe shpresën”, ka thënë Marena, duke iu referuar fabulës së këngës së tij.
- e mërkurë, 25 nëntor 2020