Të gjithë nën ‘ethet’ e Eurovisionit, prapaskenat e përgatitjes së Ronelës dhe 'prekja' e fundit e performancës së saj
  • e martë, 10 maj 2022

Të gjithë nën ‘ethet’ e Eurovisionit, prapaskenat e përgatitjes së Ronelës dhe 'prekja' e fundit e performancës së saj

Ronela Hajati do të jetë e para që do të hapë natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2022 në skenën e ‘Pala Olimpico’ në Torino të Italisë. Një video ekskluzive e RTSH tregon të gjitha përgatitjet që ylli nga Shqipëria ka bërë për një paraqitje dinjitoze në skenën e Eurovision, skenë e cila ka qenë edhe ëndërr e vetë Ronelës.

Gjithçka e menduar me detaje që nga grimi, veshja, skenografia, kërcimi i balerinëve dhe në fund mbështetja që i gjithë ekipi i Shqipërisë i kanë dhënë njëri tjetrit në këto ditë sa të paharrueshme as edhe nën tension që gjithçka të dalë sa më mirë.

Ne i urojmë Ronelës suksese dhe të shkëlqejë ashtu siç ajo di në skenën e Eurovision, pasi e gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët jashtë vendit do të jenë me të këtë mbrëmje.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë për Shqipërinë me kodin VOTE 01 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Ronela Hajati në natën finale që do të mbahet më 14 maj.

Eurovision 2022 mund ta ndiqni ekskluzivisht në RTSH1, RTSH Muzikë, Radio Tirana dhe RTSH.al

/rtsh.al/