Skena e Festivalit mbetet e lakmueshme për shumë këngëtarë të cilët i marrin emocionet e tyre nga interpretimi live dhe në një garë kaq të bukur artistike. Shumë prej tyre pasi e prekin për herë të parë ,dëshirojnë të kthehen e të kthehen gjithmonë. Kështu duket se është dhe për artisten e re Wendi Mancaku e cila pas duartokitjeve dhe vlerësimeve që mori në Fest 58 vendosi ta përjetojë dhe njëhere këtë eksperiencë magjike.
"Vesi i shpirtit tim" një këngë që flet për gjërat që i duam aq sh dhe nuk heqim dot dorë prej tyre. Wendi e ka kompozuar këtë këngë e frymëzuar nga periudha e karantinës në bashkëpunim me Rozana Radin si tekstshkruese. Për këngëtaren e re, mungesa e orkestrës do të jetë një hapësirë boshe në këtë Festival, por ajo dhe kolegët e saj do të japin më të mirën.