Juria

Rita Petro

Rita Petro

Rita Petro, poete dhe botuese është bashkëautore në tridhjetë e gjashtë tekste shkollore të lëndës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Aktualisht është drejtoreshë e botimeve në ALBAS. Rita Petro ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale poetike brenda dhe jashtë vendit, e përfshirë me krijimtarinë e saj në disa revista letrare dhe antologji të letërsisë së sotme botërore, e përkthyer dhe e botuar në frengjisht.

Mikaela Minga

Mikaela Minga

Mikaela Minga (1983-). Etnomuzikologe pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve – Qendra e Studimeve Albanologjike; pedagoge e ftuar pranë Universitetit të Arteve për periudhën 2006–2017. Jep ciklet e leksioneve mbi muzikën dhe filmin (Fakulteti i Artit Skenik) Jazz, Popular Music dhe analizë e formave muzikore (Fakulteti i Muzikës). Ka kryer shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço“, në Korçë (2002), me diplomën “Shkëlqyeshëm” në degën e pianos. Mbaroi studimet për muzikologji në Fakultetin e Muzikës në Tiranë (2006), me medalje të artë. Në vijim kreu master të nivelit të dytë në muzikologji, pranë po këtij fakulteti (2006–2007). Studimet doktorale i ka zhvilluar pranë Universitetit të Milanos, në shkollën doktorale “Storia e critica dei beni artistici e ambientali” (2010–2013), me një qëndrim në New York (2011–2012), si visiting scholar në Graduate Center – CUNY, City University of New York.

\n

Mikaela Minga ka dhënë kontributin e vet në fushën e botimeve mbi muzikën, duke filluar nga viti 2006. Ndër librat e botuar janë: Ku ka muzikë (2006), Luciano Berio dhe Folk Songs (2008), Spanja Pipa e la canzone urbana di Korça (2015). Ka botuar gjithashtu artikuj në revista shkencore, si:Kultura Popullore (2015, 2016); Archivio di Etnografia (2016); Ethnologie française (2017).

Christer Bjorkman

Christer Bjorkman

Christer Björkman është producent televiziv suedez, por publiku e njeh atë në role të ndryshme, si artist, prezantues, menaxher programi, producent, dhe së fundmi edhe si autor i autobiografisë së tij.

\n

Si këngëtar Christer ka përfaqësuar Suedinë në Eurovision Song Contest 1992, pasi fitoi Melodifestivalen po atë vit.

\n

Që nga viti 2002, Christer është konceptuesi dhe producenti i Melodifestivalen, nga shumë fansa i konsideruar si festivali kombëtar më i mirë dhe më i dashur për të nxjerrë përfaqësuesin suedez për Eurosong.

\n

Nga sukseset më të rëndësishme të Christer në Eurovision mund të përmendim:

\n

Producent i ESC 2013 në Malmö, Suedi, pas fitores së Loreen në Baku.

\n

Producent i ESC 2016 në Stokholm, Suedi, pas fitores së Måns Zelmerlöw në Vjenë.

\n

Producent i ESC 2017 në Kiev, Ukrainë.

\n

Producent i ESC 2018 në Lisbonë, Portugali.

\n

Producent i ESC 2019 në Tel Aviv, Izrael.

\n

Christer ka qënë në rolin e anëtarit të jurisë në festivalet kombëtare të vendeve të tjera shumë herë ndër vite, por kjo është hera e parë e tij si anëtar i jurisë në Shqipëri.

Dimitris Kontopoulos

Dimitris Kontopoulos

Dimitris Kontopoulos është një nga kompozitorët dhe prodhuesit më të famshëm të muzikës greke, i njohur për muzikën e tij dance-pop. Ka studiuar për muzikë dhe muzikë filmi në Berklee College of Music në Boston, Massachusetts dhe në Universitetin e Kalifornisë së Jugut në Los Angeles, California.

\n

Dimitris ka prodhuar dhe kompozuar shumë këngë për artistë të mëdhenj grekë, këngëtarë të njohur edhe për publikun shqiptar, si Katy Garbi, Sakis Rouvas, Irini Merkuri, Giorgos Mazonakis, Michalis Hatzigiannis, Helena Paparizou, Antonis Remos etj.

\n

Kontopoulos deri më tani ka kompozuar dhe prodhuar 22 albume, nga të cilat 14 janë vlerësuar si disqe platin dhe 4 prej tyre 2 herë platin.

\n

Kur bëhet fjalë për Eurosong, Dimitris është një kompozitor dhe producent shumë i njohur. Ai ka kompozuar këngë për artistë nga vende të ndryshme, siç është për Sakis Rouvas / Greqi; Demy / Greqi; Sergey Lazarev / Rusi, për të dyja pjesëmarrjet e Sergeit në ESC; Motrat Tolmachevy / Rusia; Ani Lorak / Ukrainë; Farid Mammadov / Azerbajxhan; Dmitry Koldun / Bjellorusia.

\n

Dimitris ka qenë anëtar jurie në shfaqjen greke “Greek Idol Show”.

Felix Bergsson

Felix Bergsson

Felix ka mbaruar studimet për Drame dhe është ka marrë gradë shkencore në Praktikën e Teatrit të Avancuar. Që prej diplomimit në vitin 1991, ka luajtur shumë role në teatër dhe kinematografi. Disa nga shfaqjet e tij janë realizuar dhe shfaqur në Finlandë, Danimarkë, Angli, Gjermani, Estoni, Ishujt Faroe, Norvegji, Kanada dhe Korenë e Jugut. Ai gjithashtu ka luajtur role në 3 filma.

\n

Ka prodhuar dhe drejtuar shumë shfaqje televizive në Islandë, nga shfaqje muzikore deri tek spektakle, komedi, shfaqje për fëmijë dhe sigurisht programe muzikore dhe ndarje çmimesh në muzikë. Felix gjithashtu ka prodhuar dhe prezantuar shumë shfaqje edhe në radio. Ka botuar drama, musicals e deri një libër për fëmijë, si dhe artikuj të ndryshëm në revista dhe gazeta.

\n

Ndërkohë Felix ka një karrierë solo si muzikant, dhe para kësaj si këngëtari kryesori i një grupi popullor në Islandë. Ai ka interpretuar në shumë koncerte të mëdha dhe të vogla në Islandë.

\n

Felix Bergsson është kryetari i delegacionit të Islandës në ESC që nga viti 2016, por para kësaj ai ka qenë komentatori për Islandën.