Albërie HADËRGJONAJ - Ku ta gjej dikë ta dua

Biografia


Ikona e muzikës së lehtë shqiptare!

Albëria numëron 5 pjesëmarrje të suksesshme në Festivalin e Këngës me këngë që kanë mbetur hite si “Lozonjare” apo “Ah sikur kjo jetë” dhe në vitin 1998 do të merrte në shtëpi çmimin e parë me këngën “Mirësia dhe e Vërteta”.

Pas një mungese prej 13 vitesh, kampionia e Festivalit të Këngës, rikthehet në edicionin e 58-të  te festivalit.

Me një karrierë brilante, Albëria i ka dhuruar publikut hite përgjatë 2 dekadave si “Loçka jeme”, “Asnjëherë”, “Me dorën shtrirë” apo “Sa herë t’kam dasht” dhe plot 7 albume, të cilat i kanë dhënë asaj miliona klikime në YouTube dhe qindra koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Këngët Konkurruese