Aldo BARDHI - Melodi

Biografia


Aldo Bardhi është një nga emrat më premtues, duke spikatur si një nga zërat më të mirë RnB që publiku shqiptar ka në treg e që po kthehet në një fenomen tek të rinjtë.

Aldo numëron mijëra klikime në këngë si “Tequila”, “Pa ty ja vlen”, “Jeto” apo “Gjethe vjeshte”.

Nëse doni ta dëgjoni live, mund ta gjeni çdo fundjavë në live-t e kryeqytetit përpara qindra apo mijëra personave.

Aldo spikati në spektakle talentesh duke treguar edhe njëherë se sfidat për të janë lehtësisht të kalueshme. Sfidën e tij më të madhe me emrin “Festivali i Këngës” ai pritet ta kalojë me po aq finesë… siç yjet e RnB dinë!

Këngët Konkurruese