Arilena ARA - Shaj

Biografia


Ajo është popstari që vit pas viti furnizon publikun shqiptar me hite dhe këngë nga më të ndryshmet.

\n

Arilena numëron mbi 154 milion shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj.

\n

Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me rradhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjoze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016.

\n

Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.

\n

Arilena “zbret” në skenën e Festivalit të Këngës për të treguar atë që popstarët si ajo dinë të bëjnë më mirë!

Këngët Konkurruese