Bojken LAKO - Malaseen

Biografia


Kantautor, instrumentist, personalitet në radio, një nga zërat më të mirë shqiptarë, regjisor dhe autor i shumë programeve televizivë, Bojken Lako është një nga emrat më të rëndësishëm në muzikën rock-alternative shqiptare që prej vitit 1993, kur nisi karrierën e deri ditët e sotme.

\n

Në Festivalin e Këngës, Bojken Lako numëron 9 pjesëmarrje; në vitin 1999 me këngën “Asgjë e Largët”, në vitin 2001 me “Qielli dhe toka”, në vitin 2009 me “Love, Love, Love”, në vitin 2011 me këngën “Të zakonshëm”.

\n

Pas 3 vitesh, rockeri do të rikthehej me “Lot, jetë, dashuri” në Festivalin e 51-të dhe vitin 2014 do të renditej në vend të dytë në Festivalin e 53-të me këngën “Të ndjej”. Ndërkohë fundviti i 2017-s dhe 2018-s do ta ringjisnin sërish këngëtarin në skenën e Festivalit të RTSH-së me “Sytë e Shpirtit” dhe “Jeto Jetën”.

\n

Këtë vit, Bojken Lako rikthehet me risi e surpriza për t’u afruar edhe më shumë një dekade të plotë konkurrimi e pjesëmarrjeje në Festivalin e Këngës.

Këngët Konkurruese