GENA - Shqiponja e lirë

Biografia


Gena është një nga emrat më popullorë në muzikën shqiptare, i cili me zërin e tij unik mund të këndojë këngë të çfarëdo zhaneri e t’i kthejë në hite.

\n

Ndonëse karrierën e ka nisur 27 vite më parë në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë, ku për 12 vite ka punuar si baterist i këtij institucioni, Gena ka arritur që të kthehet në një nga këngëtarët më të kërkuar shqiptarë.

\n

Numëron mbi 8 albume të publikuara në një hark kohor prej 20 vitesh, duke furnizuar tregun shqiptar me hite moderne që kapërcejnë nga baladat te serenatat e bukura korçare, në muzikën e lehtë të viteve 2000, te muzika popullore, qytetare e deri në bashkëpunime me këngëtarë të muzikës Pop, Rock e RnB.

\n

Mijëra koncerte, miliona klikime, dhjetëra çmime të fituara në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë, por kjo nuk e ndali aspak Genën që këtë vit të ngjitet për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH !

Këngët Konkurruese