Genc TUKIÇI & Nadia TUKIÇI - Ju flet Tirana

Genc Tukiçi | Biografia


Genc Tukiçi është një nga pianistët, kantautorët  dhe muzikantët më të njohur shqiptaro-francezë, i cili e trashëgoi talentin në muzikë nga familja pasi babai, Ibrahim Tukiçi dhe David Tukiçi, janë ndër muzikantët më të shquar në vend.

Pianisti i njohur ka përfunduar studimet në Konservatorin e Tiranës dhe arriti të marrë diplomën solist nga Ecole Normale de Musique në Paris.

Karriera e tij ndërkombëtare e ka çuar Gencin në sallat më prestigjoze të globit në koncerte si “Sommets Musicaux de Gstaad” në Zvicër, në sallën “Gaveau” dhe “Cortot” në Paris, në Antikën e Arteve të ORA apo CAMI HALL në New York.

Përgjatë karrierës së tij, Genc Tukiçi ka punuar dhe inçizuar në orkestra të ndryshme që nga ajo e TKOB në Tiranë e deri te orkestra e Çajkosvkit në Rusi, saqë Nino Rota u shpreh për Gencin: “…një muzikant i madh në nivel ndërkombëtar!”.

Këtë vit, Genc Tukiçi kthehet në skenën e Festivalit të Këngës për herë të tretë pas vitit 2015 dhe 2016, por këtë herë vjen krah për krah vajzës së tij, Nadia.

Nadia Tukiçi | Biografia


Nadia Tukiçi është e bija e muzikantit të njohur shqiptaro-francez, Genc Tukiçi, e cila njësoj si i ati ka trashëguar talentin në piano e në këngë.

Ndonëse po vazhdon studimet e larta në diplomaci, në qytetin e bukur të Parisit, Nadia vazhdon të angazhohet në muzikë e të ngjitet në skenë, duke mahnitur publikun nga e gjithë bota.

Mirëpo, këtë edicion të Festivalit të Këngës, Nadia Tukiçi ngjitet për herë të parë në skenë krah për krah me të atin.

Nuk do të bëjnë asgjë tjetër veçse do t'i këndojnë Tiranës së tyre, Tiranës sonë... e dimë t'ju themi që kënga do të kthehet në himnin modern të kryeqytetit në këtë 100 vjetor të tijin.

Këngët Konkurruese