Festivali i 42-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 18, 19 dhe 20 dhjetor te vitit 2003. Ishin 29 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Imazhi yt” e kënduar nga Anjeza Shahini, Muzika nga Edmond Zhulali, Teksti nga Agim Doçi. Risi në këtë festival ishte pjesëmarrja për herë të parë të këngës shqipe në festivalin Evropian.