Festivali 30 1992

Fituese

Ardit Gjebrea

  • 1992Viti
  • 30Edicioni
  • 1Këngë në garë

Festivali i 30-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të sillte risi si nga ana konceptuale, po kështu edhe krijuese. U zhvillua në datat 24, 25, 267, 27 dhjetor të vitit 1991, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Regjia iu besua sërish Vera Grabockës, ndërsa prezantuese e këtij edicioni ishte Rudina Magjistari e cila në vijim do të bëhej imazh i njohur i televizioneve shqipare. Ky do të ishte një festival i cili afirmoi kulturën e muzikës së lehte shqiptare, pasi krijimtaria ishte e lirë nga situata politike. Në festival triumfoi kantautori Ardit Gjebrea, një emër i ri në muzikën e viteve ’90.  Kënga fituese me titull “Jon”, e shkruar në tekst nga Xhankarlo Milone dhe Zhuljana Jorganxhi, i thurte himn emigracionit, një ndër situatava të rënda sociale dhe më të dhimshme të fillim viteve ’90.