Festivali i 34-t i Këngës, u zhvillua në datat 22, 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1995, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ky festival sërish njeh konkurrime të shumë artistëve më në zë të kohës, si kompozitorë, por edhe këngëtarë. Në festivalin e 34-t u vlerësua me çmim të parë kënga “Eja”e kompozuar nga Ardit Gjebrea, dhe poet Xhevahir Spahiu, kënduar nga Ardit Gjebra dhe grupi Jon, këngëtar i cili për të dytin vit triumfon. Në këtë festival konkurruan 32 këngë, 16 prej të cilave u përzgjodhën në natën finale. Një risi e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtarëve shqiptarë të Kosovës.