Festivali i 38-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 18, 19, 20 dhe 21 dhjetor te vitit 1999. Kënga fituese e çmimit të parë u shpall “S’jam tribu” e kënduar nga Aurela Gaçe, Muzika Adrian Hila, Teksti nga Jorgo Papingji. Festivali ishte i fundit për shekullin e 20-të dhe për dhjetëvjetëshin 90-të, gjatë të cilit kishin dalë plot emra të rinj të këngës së lehtë shqiptare, që zëvendësuan me dinjitet emrat e mëdhenj të viteve 70-80.