Festivali 18 1979

Fituese

Avni Mula, Ema Qazimi, Zeliha Sina

  • 1979Viti
  • 18Edicioni
  • 1Këngë në garë

Edicioni i 18-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat, 22, 23, 24 dhjetor të vitit 1979 , në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë.  Avni Mula dhe Ema Qazimi do të jenë triumfuesit e këtij festivali, dy emra të cilët për herë të parë në historinë e festivaleve, u vlerësuan me çmimin e madh, në karrierën e tyre muzikore. Kënga me titull “Trëndelinë dhe Këngë” u kompozua nga Avni Mula dhe u shkrua në tekst nga Hysni Milloshi. Përpos suksesit të këngëtarëve fitues, u vlerësuan në këtë festival  dhe Vaçe Zela, Luan Zhegu, Irma Libohova.