22 këngëtarë morën pjesë në konkurrim, në këtë edicion të Festivalit të 25-të të Këngës, të cilat u përzgjodhën nga 130 këngë pjesëmarrëse. Ky festival u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1986, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Festivali shpalli fituese një këngë të bukur lirike, kënduar dashurisë. Kënga titullohej “Dy gëzime në një ditë”, kompozuar nga David Tukiçi, me tekst të Gjokë Becit. Nertila Koka ishte kengëtarja fituese e këtij edicioni.