Festivali i 58-të i Këngës në RTSH u zhvillua në dhjetor 2019 dhe shënoi një nga edicionet më të spikatura të dekadës. Me një skenografi moderne dhe përzgjedhje artistike të rafinuar, festivali solli 20 këngë konkuruese dhe u drejtua nga Vasil Tole si drejtor artistik.
🔹 Fituesja: Arilena Ara me këngën “Shaj” 🔹 Regjisor: Bledar Laço 🔹 Dirigjent: Jetmir Barbullushi 🔹 Prezantues: Alketa Vejsiu dhe Kristi Popa 🔹 Kryetar i jurisë: Christer Björkman nga Suedia
Ky edicion u vlerësua për profesionalizmin, mesazhet sociale dhe përgatitjen për skenën ndërkombëtare, duke përzgjedhur përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision 2020 (i anuluar për shkak të pandemisë)
Teksti i këngës
Airlena Ara – Shaj
Nuk e di, a të ka ndodh
Të goditesh brenda fort
Nga një shkëndijë
E bukur dhe e trishtë
Sa të rrit edhe të lodh
Reziston që ta lëshosh
Të jep ndjesinë
Që nuk ka përfundim
Dua ta shaj
Peshën që nuk e mbaj dot
Mbaj dot
Po më tërheq ajo zvarrë
Më vjen që ta vras
Atë që s'mund ta ndaj
Ta ndaj
Dhe më bën të ndjehem me faj
Ka diçka më tjetërson
Brenda meje po rënkon
Të ulëras
T'ia fal apo ta vras?
Nuk e di si ta gjykoj
Më lëndon por e duroj
E ka një çmim
Ky peng i shpirtit tim
Dua ta shaj
Peshën që nuk e mbaj dot
Mbaj dot
Po më tërheq ajo zvarrë
Më vjen që ta vras
Atë që s'mund ta ndaj
Ta ndaj
Dhe më bën të ndjehem me faj
Shaj, shaj, shaj (Ahhh, shaj)
Ohhh
Më vjen që ta vras
Atë që s'mund ta ndaj
Ta ndaj
Më bën të ndjehem me faj
Festivali 58
Këngët e tjera
Aldo Bardhi
“Melodi”
Devis Xherahu
“Bisedoj me serenatën”
Eli Fara & Stresi
“Bohem”
Genc Tukiçi & Nadia Tukiçi
“Ju flet Tirana”
Kanita Suma
“Ankth”
Kastro Zizo
“Asaj”
Renis Gjoka
“Loja”
Wendi Mancaku
“Ende”