Festivali 10 1971

Fituese

Tonin Tërshana

  • 1971Viti
  • 10Edicioni
  • 22Këngë në garë

Festivali i X-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 24, 25 dhe 26 dhjetor të vitit 1971. Risia e këtij edicioni ishte transmetimi për herë të parë edhe në television. Tashmë festivali ishte radio-televiziv.  Ishin 22 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Kënga e nënës”e kënduar nga Tonin Tërshana, kompozimi nga Agim Prodani. Ajo që e bëri më të bukur këtë edicion ishte orkestrimi i këngëve i cili pati impakt të madh në kritikën muzikore të kohës.