Festivali 19 1980

Fituese

Vaçe Zela

  • 1980Viti
  • 19Edicioni
  • 1Këngë në garë

Festivali i 19-të i Këngës, u mbajt në datat 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1980, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Prezatues të këtij edicioni ishin Zerina Kuke dhe Dhimitër Gjoka, emra të njohur të Televizionit Publik Shqiptar.  Ky festival solli çmimin e dhjetë dhe të fundit për këngëtaren Vaçe Zela, e cila në natën finale u kurorëzua si mbretëreshë e këngës shqiptare, me dhjetë yje, si simbolikë e çmimeve të para në historinë e festivaleve. Kënga e renditur e para, midis 25 këngëve konkurruese u shpall “ Shoqet tona Ideale” e kompozuar nga Agim Prodani dhe tekstshkrues poeten Zhuliana Jorganxhi.