Festivali 7 1968

Fituese

Vaçe Zela

  • 1968Viti
  • 7Edicioni
  • 20Këngë në garë

Ky festival u realizua më 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1968. Numri i këngëve pjesëmarrëse sa vjen dhe shtohet, sikurse dhe dëshira e kompozitorëve për të krijuar edhe pse të ndikuar nga revolucionalizimi i vendit. Mbi 20 këngë konkurruese, shumica e të cilave të prekura nga ndikimi politik i kohës: përfshirë tituj kënge si “Mësuesit hero”, “Komisari i kuq”, Ylli partizan”, “Bisedë me pushkën”, “Atdhe i lashtë, atdhe i lire”, etj….Vaçe Zela sërish triumfon, me këngën “Mësuesit hero”, kompozuar nga Limos Dizdari dhe poet Dritëro Agolli.