Kënga fituese
Tonin Tërshana
Festivali 10 i Këngës në RadioTelevizion
- 1971Viti
- 10Edicioni
- 22Këngë në garë
Realizuesit
- Vendi i zhvillimit
- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Udhëheqësi artistik
- Nikolla Zoraqi
- Regjisori
- Mihallaq Luarasi
- Prezantuesit
- Edi Luarasi, Viktor Zhusti
- Dirigjenti
- Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Gasper Çurçija
- Orkestra
- RadioTelevizionit
- Skenografi
- Myrteza Fyshekati, Tomi Vaso
Festivali i X-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 24, 25 dhe 26 dhjetor të vitit 1971. Risia e këtij edicioni ishte transmetimi për herë të parë edhe në television. Tashmë festivali ishte radio-televiziv. Ishin 22 këngë konkurruese, prej të cilave kënga fituese e çmimit të parë u shpall “Kënga e nënës”e kënduar nga Tonin Tërshana, kompozimi nga Agim Prodani. Ajo që e bëri më të bukur këtë edicion ishte orkestrimi i këngëve i cili pati impakt të madh në kritikën muzikore të kohës.