Kënga fituese

Festivali 62

Besa Kokëdhima

Festivali i 62-të i këngës në RadioTelevizion

  • 2023Viti
  • 62Edicioni
  • 31Këngë në garë

Realizuesit

Regjisor
Bojken Lako
Prezantues
Adriana Matoshi, Kledi Kadiu, Xhuliano Dule dhe Krisa Çaushi
Kryetar i jurisë
Pali Kuke

Festivali i 62-të i Këngës në RTSH u zhvillua në fund të vitit 2023, duke vijuar traditën e përzgjedhjes së përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2024. Edicioni i 62-të i Festivalit pati temën FJALA DHE MUZIKA, duke vendosur theks të veçantë në cilësinë e këngëve jo vetëm si vijë melodike, por edhe tekstin që shoqëron melodinë. Festivali vendosi të mbrojë një kauzë shumë të rëndësishme që ishte Rritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ndryshimin Klimatik.

Një juri prej 11 anëtarësh votoi për të përcaktuar artistët që kaluan në finale nga faza kualifikuese, që u shpall në fund të natës së tretë, si dhe fituesin e finales. Televotimi i prezantuar në edicionin e kaluar përbëri sërish një përzgjedhje më vete kushtuar përfaqësueses shqiptare në Eurovizion.