Realizuesit
- Vendi i zhvillimit
- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Udhëheqësi artistik
- Nikolla Zoraqi
- Regjisori
- Mihallaq Luarasi
- Prezantuesit
- Edi Luarasi, Bujar Kapexhiu
- Dirigjenti
- Ferdinand Deda, Ermir Krantja, Gasper Çurçija
- Orkestra
- RadioTelevizionit
- Skenografi
- Myrteza Fyshekati, Tomi Vaso, Edi Hila, Zamir Mati
Më datat 22, 23 dhe 24 dhjetor të vitit 1972, u zhvillua Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizion, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Prezantues të këtij edicioni ishin Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu. Ky festival mbetet në historinë e muzikës së lehtë shqiptare, si një ndër festivalet më të përfolur, kjo prej “njollosjes” së kohës dhe sistemit. Një festival i quajtur për kohën, me shfaqje disidente, i cili u dënua prej udhëheqjes së lartë. U cilësua si një festival “me imitime dekadente”, “veshje dhe shfaqje të huaja”. Braktisja nga temat e mëdha, por ndikimi prej temave më të pa rëndesishme (sipas sistemit) të kohës si: dashuria, kafeneja, vajzat, etj… Tonin Tërshana, me këngën “Kur vjen Pranvera”, shpallet fitues i këtij festivali. Kompozuar nga Pjeter Gaci, poet Fatos Arapi.