Kënga fituese

Festivali 16

Vaçe Zela

Festivali 16 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1977Viti
  • 16Edicioni
  • 21Këngë në garë

Realizuesit

Orkestrimi
Gasper Çurçija, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Gjon Simoni, Alqi Kareco
Vendi i zhvillimit
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Udhëheqësi artistik
Gjon Simoni
Regjisori
Osman Mula
Prezantuesit
Zerina Kuke, Ilir Bibolli
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Eno Koço, Mustafa Krantja
Orkestra
Radio Televizioni Shqiptar
Skenografi
Rexhep Aliaj

Festivali i 16-të i Këngës në Radio Televizion, u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1977, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ky festival rivlerësoi sërish këngëtaren  Vaçe Zela. Në podiumin e nderit këtë vit do të ngriheshin kompozitori Limos Dizdari dhe poetja Zhuliana Jorganxhi. Në këtë festival morën pjesë 21 këngë konkurruese, ndër të cilat kënga triumfuese ishte “Gonxhe në pemën e lirisë”, kënduar nga Vaçe Zela, e shkruar në muzikë nga Limos Dizdari dhe tekst nga Zhuliana Jorganxhi.