Kënga fituese

Festivali 2

Vaçe Zela

Festivali 2 i Këngës në Radio

  • 1963Viti
  • 2Edicioni
  • 30Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Instituti i Lartë i Arteve
Udhëheqësi artistik
Abdulla Grimci
Regjisori
Luigj Gurakuqi Jr.
Prezantuesit
Vera Zheji, Skifter Këlliçi
Dirigjenti
Kristo Kote
Orkestra
Radiodifuzioni
Skenografi
Shaban Hysa

Në Institutin e Lartë të Arteve, me 22, 23, 24 dhe 25 dhjetor te vitit 1963, u zhvillua edicioni i dytë i Festivalit të Këngës. Tashmë jehona dhe vlera e këtij festivali kishte marrë udhën e tij. Në ndryshim nga viti’62, këtë vit pjesëmarrja ishte në 30 këngë konkurruese, të kënduara dy herë nga këngëtarë të ndryshëm. Vaçe Zela, sërish vlerësohet për këngën “Djaloshi dhe Shiu”, kompozuar nga Agim Krajka, tekstshkrues Haxhi Rama. Një veçanti e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtarit Tonin Tërshana, i cili u kritikua, madje u dënua për “skematizëm, ritme artificiale, imitim dhe devijim nga koncepti realist”. Ky festival u prezantua nga Vera Zheji dhe Skifter Këlliçi.