Realizuesit
- Orkestrimi
- Ferdinand Deda, Gjon Simoni, Alqi Kareco, Eno Koço, Agim Krajka, Selim Ishmaku
- Vendi i zhvillimit
- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Udhëheqësi artistik
- Spartak Tili
- Regjisori
- Osman Mula
- Prezantuesit
- Ndriçim Xhepa, Matilda Makoçi
- Dirigjenti
- Ferdinand Deda, Eno Koço
- Orkestra
- Radio Televizioni Shqiptar
- Redaktorja letrare
- Zhuljana Jorganxhi
- Skenografi
- Mitat Çuadari
Festivali i 22-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1983, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Pas viteve ’80 kënga shqiptare po çlirohej nga ndikimi politik, ndonëse ende nuk kishte krijimtari “të lirë”në mënyrë absolute. Ndriçim Xhepa dhe Matilda Makoçi ishin dy prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, të cilëve ju besua prezantimi i këtij festivali. Rikthimi i këngëtarit Tonin Tërshana solli sërish vëmendje në publik, por edhe në vlerësime nga juria profesioniste. Kënga “Vajzë moj, lule moj”, u vlerësua me vendin e parë. Kjo këngë u kompozua nga Luan Zhegu. Poete e tekstit të këngës ishte Adelina Balashi.