Realizuesit
- Orkestrimi
- Robert Radoja, Alqi Kareco, Gjergj Leka, Selim Ishmaku
- Vendi i zhvillimit
- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Udhëheqësi artistik
- Spartak Tili
- Regjisori
- Albert Minga
- Prezantuesit
- Elvira Diamanti, Artan Imami
- Dirigjenti
- Ferdinand Deda, Eno Koço
- Orkestra
- Radio Televizioni Shqiptar
- Redaktorja letrare
- Zhuljana Jorganxhi
- Skenografi
- Bashkim Zahaj
Festivali i 23-të i Këngës në Radio Televizion, ashtu sikurse një vit më parë, u kurorëzua me një këngë triumfuese e cila i këndon dashurisë. Në këtë edicion konkurruan 24 këngë pjesëmarrëse. Datat e festivalit ishin 24, 25 dhe 26 dhjetor të vitit 1984. Sërish festivali u organizua në sallën e Teatrit të Operas dhë Baletit. Ky festival u dallua prej emrave të rinj pjesëmarrës, si në zëra mes këngëtarësh, ashtu edhe në staf organizues. Duhet theksuar pjesëmarrja për herë të parë e një regjisoreje femër, emri i së cilës do të merrte rrugëtim të gjatë në këtë festival dhe në televizion. Regjia iu besua Vera Grabockës dhe skenografia nga Bashkim Zahaj. Kënga fituese e këtij edicioni u shpall “Çel si gonxhe dashuria”, e kompozuar nga Vladimir Kotani, shkruar nga Arben Duka. Kjo këngë u këndua në duet nga Nertila Koka dhe Gezim Çela.