Realizuesit
- Orkestrimi
- Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, etj…
- Vendi i zhvillimit
- Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Udhëheqësi artistik
- Spartak Tili
- Regjisori
- Vera Grabocka
- Prezantuesit
- Ina Gjika
- Dirigjenti
- Ferdinand Deda, Eno Koço
- Orkestra
- Radio Televizioni Shqiptar
- Redaktorja letrare
- Zhuljana Jorganxhi
- Skenografi
- Bashkim Zahaj
Festivali i 27-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në Tiranë. Parashqevi Simaku rikthehet përsëri në podium, duke u vlerësuar sërish me çmimin e parë. Kësaj here me një këngë të kompozuar nga krijuesi i ri, Pirro Çako. Zëri i këngëtares Parashqevi Simaku vlerësohet nga kritika, me cilësi të larta interpretative, por edhe nga publiku. Në këtë festival morën pjesë 28 këngë konkurruese, ku më e bukura u shpall “E duam Lumturinë”. Teksti i shkruar nga Agim Doçi .