Kënga fituese

Festivali 28

Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Julia Ndoci

Festivali 28 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1989Viti
  • 28Edicioni

Realizuesit

Orkestrimi
Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, etj…
Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Udhëheqësi artistik
Shaqir Rexhvelaj
Regjisori
Vera Grabocka
Prezantuesit
Luiza Xhuvani
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra
Radio Televizioni Shqiptar
Redaktorja letrare
Zhuljana Jorganxhi
Skenografi
Rexhep Aliaj

Festivali i 28-të i Këngës në Radio Televizion u zhvillua në datat 25, 26, 27 dhjetor të vitit 1987, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Shumë të rinj dhe të talentuar vit pas viti shpalleshin fitues në historinë e festivaleve. Kështu ndodhi edhe në këtë edicion, ku triumfuan tri zëra të rinj si:   Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Julia Ndoci. Te tri artistët i bëri bashkë kompozimi i Aleksandër Peçit dhe poeti Xhevahir Spahiu, për këngën “Toka e diellit”, e cila u shpall fituese. Këngë kjo e cila do të mbetet gjatë në memorien e publikut si një jehonë e dashurisë ndaj atdheut, ashtu sikurse teksti tregonte. Prezantimi i këtij festivali iu besua një tjetër aktoreje kinematografike dhe teatri, si Luiza Xhuvani.