Kënga fituese

Festivali 29

Anita Bitri

Festivali 29 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1990Viti
  • 29Edicioni
  • 24Këngë në garë

Realizuesit

Orkestrimi
Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Edi Xhani, etj
Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Udhëheqësi artistik
Shaqir Rexhvelaj
Regjisori
Osman Mula
Prezantuesit
Leon Menkshi, Kristi Rrapo
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Eno Koço
Orkestra
Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Redaktorja letrare
Zhuljana Jorganxhi
Skenografi
Bashkim Zahaj

Festivali i 29-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar u zhvillua në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1990, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Festivali solli plot 24 krijime te reja muzikore, të cilat konkurruan për çmimin e parë. Me një frymë krejt të re në organizim, festivali risolli netët e festivalit, në katër netë. Çmimi i parë iu dha këngëtares Anita Bitri, e cila për herë të parë u vlerësua me këtë triumf me këngën “Askush s’do ta besojë”, këngë e cila u kompozua nga Flamur Shehu me tekst të Jorgo Papingjit. Në përgjithësi ky festival u shqua për këngë rinore, festive, këngë të cilat i kënduan lirikës së dashurisë. Në skenë u ngjitën për herë të parë edhe grupet muzikore, sikurse ishte grupi “Zemrat e çdo moshe”.