Kënga fituese

Festivali 3

Vaçe Zela

Festivali 3 i Këngës në Radio

  • 1964Viti
  • 3Edicioni
  • 17Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Instituti i Lartë i Arteve
Udhëheqësi artistik
Abdulla Grimci
Regjisori
Luigj Gurakuqi Jr.
Prezantuesit
Drita Bardhi, Vangjel Heba
Dirigjenti
Kristo Kote
Orkestra
Radiodifuzioni
Skenografi
Shaban Hysa

Festivali i III i Këngës, u zhvillua më datat 26, 27, 28 dhjetor të vitit 1964. Ky festival në historinë e festivaleve të këngës, erdhi pas shumë kritikash{nga fest’ i kaluar} dhe në këtë mënyrë krijimtaria u përzgjodh me kujdes. Në festival u kënduan 17 këngë nga 16 solistë. Shumica dërrmuese e këngëve i kënduan jubileut të çlirimit të atdheut. Një ndër këngët më të bukura të këtij edicioni mbetet “Sot jam 20 vjeç” kënduar nga Vaçe Zela, kompozuar nga Llazar Morcka, teksti nga Dionis Budani. Festivali u mjaftua vetëm me tri çmime, duke mos dhënë për herë të dytë çmimin e parë.