Kënga fituese

Festivali 30

Ardit Gjebrea

Festivali 30 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1992Viti
  • 30Edicioni

Realizuesit

Orkestrimi
Robert Radoja, Alqi Kareco, Selim Ishmaku, Shpëtim Saraçi, Edi Xhani, etj
Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Udhëheqësi artistik
Zhani Ciko
Regjisori
Vera Grabocka
Prezantuesit
Leon Menkshi, Ema Andrea, Rudina Magjistari
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi
Orkestra
Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Redaktorja letrare
Alqi Boshnjaku
Skenografi
Bashkim Zahaj

Festivali i 30-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të sillte risi si nga ana konceptuale, po kështu edhe krijuese. U zhvillua në datat 24, 25, 267, 27 dhjetor të vitit 1991, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Regjia iu besua sërish Vera Grabockës, ndërsa prezantuese e këtij edicioni ishte Rudina Magjistari e cila në vijim do të bëhej imazh i njohur i televizioneve shqipare. Ky do të ishte një festival i cili afirmoi kulturën e muzikës së lehte shqiptare, pasi krijimtaria ishte e lirë nga situata politike. Në festival triumfoi kantautori Ardit Gjebrea, një emër i ri në muzikën e viteve ’90.  Kënga fituese me titull “Jon”, e shkruar në tekst nga Xhankarlo Milone dhe Zhuljana Jorganxhi, i thurte himn emigracionit, një ndër situatava të rënda sociale dhe më të dhimshme të fillim viteve ’90.