Kënga fituese

Festivali 31

Manjola Nallbani, Aleksander Gjoka dhe Viktor Tahiraj

Festivali 31 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1992Viti
  • 31Edicioni

Realizuesit

Orkestrimi
Robert Radoja, Selim Ishmaku, Shpëtim Saraçi, Gjon Smoni, Alfred Kaçinari, etj…
Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Udhëheqësi artistik
Zhani Ciko
Regjisori
Leonard Gjata
Prezantuesit
Dritan Boriçi, Fjoralba Shehu, Sokol Balza, Rudina Magjistari
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Petrika Afezolli, Jetmir Barbullushi
Orkestra
Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Skenografi
Bashkim Zahaj

Festivali i 31-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, pati një pruje shumë të madhe ne krijimtari muzikore. I organizuar në katër netë, në datat 24, 25, 26 dhe 27 dhjetor të vitit 1992, ky festival mirëpriti edhe artistë shqiptarë të cilët jetonin jashtë kufijve të Shqipërisë. Kënga fituese e këtij edicioni u shpall “Pesha e fatit”, këngë kjo e kompozuar nga Osman Mula me tekst të Alqi Boshnjakut. Kjo këngë bëri bashkë tri artistë të muzikës së lehtë shqipare: Manjola Nallbani, Aleksander Gjoka dhe Viktor Tahiraj.