Kënga fituese

Festivali 32

Manjola Nallbani

Festivali 32 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1993Viti
  • 32Edicioni

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Udhëheqësi artistik
Zhani Ciko
Regjisori
Leonard Gjata, Mishel Koçiu
Prezantuesit
Silvana Braçe, Ndriçim Xhepa, Juela Meçani
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Shpëtim Saraçi
Orkestra
Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Skenografi
Ibrahim Sylaj, Ramadan Aliu

Festivali i 32-të i Këngës, u zhvillua në datat 23, 24, 25, 26 dhjetor të vitit 1993, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ky festival sërish njeh konkurrime të shumë artistëve më në zë të kohës, për të mos munguar as prezantime të krijuesve të rinj , si kompozitorë, por edhe këngëtarë. Koha tregoi se shumë artistë të rinj si Rovena Dilo, Alma Bektashi, Aleksandër Gjoka, Aurela Gaçe, etj… do të mbeteshin artistët e preferuar të viteve në fjalë të cilët shpesh u vlerësuan me çmime të para. Në festivalin e 32-të u vlerësua me çmim të parë kënga “Kur e humba nje dashuri” e kompozuar nga Vladimir Kotani, dhe poet Jorgo Papingji, kënduar nga Manjola Nallbani, e cila për të dytin vit rradhazi triumfon.