Kënga fituese

Festivali 34

Ardit Gjebrea

Festivali 34 i Këngës në RadioTelevizion

  • 1995Viti
  • 34Edicioni
  • 32Këngë në garë

Realizuesit

Vendi i zhvillimit
Pallati i Kongreseve
Drejtori artistik
Zhani Ciko
Regjisori
Osman Mula
Prezantuesit
Reiz Çiço, Doris Petrela
Dirigjenti
Ferdinand Deda, Alqi Lepuri, Petrika Afezolli, Shpëtim Saraçi
Orkestra
Orkestra Simfonike Radio Televizioni Shqiptar
Redaktorja letrare
Alqi Boshnjaku
Skenografi
Bashkim Zahaj

Festivali i 34-t i Këngës, u zhvillua në datat 22, 23, 24, 25 dhjetor të vitit 1995, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ky festival sërish njeh konkurrime të shumë artistëve më në zë të kohës, si kompozitorë, por edhe këngëtarë. Në festivalin e 34-t u vlerësua me çmim të parë kënga “Eja”e kompozuar nga Ardit Gjebrea, dhe poet Xhevahir Spahiu, kënduar nga Ardit Gjebra dhe grupi Jon, këngëtar i cili për të dytin vit triumfon. Në këtë festival konkurruan 32 këngë, 16 prej të cilave u përzgjodhën në natën finale. Një risi e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e këngëtarëve shqiptarë të Kosovës.